Shiti shtëpinë e tij luksoze për Bitcoin

Shiti shtëpinë e tij luksoze për Bitcoin

Ministri shqiptar që është kundër taksës mbajti takim ‘shumë miqësor’ me ministrin serb

Një tregtar i Bitcoin ka shitur shtëpinë e tij luksoze në Majami, SHBA për Bitcoin, duke u bërë kështu shkëmbimi më i shtrenjtë Bitcoin-pronë deri më sot.

Michael Komaransky e vendosi fillimisht në shitje shtëpinë e tij për një çmim prej 6.5 milionë dollarë, duke thënë se do të pranonte edhe kriptovaluta ose Bitcoin.

Që prej atëherë, ai i tha Miami New Times se vendosi të pranonte Bitcoin si mënyrë për t’ju treguar njerëzve se pronat e vërteta dhe shërbimet mund të paguhen me Bitcoin, transmeton Gazeta Express.

Komaransky e shiti shtëpinë për 455 Bitcoin – ekuivalent me 6 milionë dollarë – më 1 shkurt, raportoi The Real Deal.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)