Kolegjiumi i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Ferizaj në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim unanim që t’i bashkëngjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKUK dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale.
Kirurgët kërkojnë rritjen e pagës, ndërsa greva fillon nga e marta.
“Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e koeficientit të pagës për kirurgët dhe konform kësaj rritjen e pagës. Përkrahim në tërësi kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKU-së”, thuhet në një njoftim për media nga Kirurgjia e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
Sipas këtij njoftimi, gjatë grevës do të ndërpriten operacionet selektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente./telegraf/
COMMENTS