Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Halil Kastrati ia dorëzon çelësat e banesës familjes Bahtijari nga Gjilani

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë fituese në garë.

Kontrata u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” Rrok Gjoka.

“Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh ministri i MIE, Damian Gjiknuri.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një të vështirë, një vepër të rëndësishme por që do të jetë nga pikëpamja inxhinierike, një nga veprat më të realizuara në Shqipëri, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)