ERDOGAN TALLET ME KRITIKAT E AMERIKANËVE

ERDOGAN TALLET ME KRITIKAT E AMERIKANËVE

Takohen i riu dhe plaku në Kuvendin e Kosovës, kanë ngrënë edhe darkë aty [Foto]

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar edhe njëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen nga qyteti sirian i Manbijit, ku sipas tiij forcat turke janë duke luftuar për t’ua kthyer qytetin “pronarëve të vërtetë.”

Gjatë një fjalimi në parlamentin turk, Erdogan tha se një numër i madh i terroristëve janë bërë “joaktivë” që nga ofenziva ushtarake e Turqisë në Afrin. Duke u zotuar se operacioni ushtarak do të vazhdojë, më pas ai u tall me kritikat e Uashingtonit, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

“Kur do të përfundoni së kritikuar çështjen tonë para se t’i përgjigjeni pyetjeve, kur i keni përfunduar operacionet tuaja në Afganistan? Kur i keni përfunduar operacionet tuaja në Irak? Bëhet fjalë për 18 vite,” tha Erdogan.

Erdogan u zotua gjithashtu se Turqia do të zhvillojë sektorin e saj të mbrojtjes dhe do të zvogëlojë besimin në sistemet e mbrojtjes së huaj.
Javën e kaluar, Gjenerali Joseph Votel, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se tërheqja nga qyteti me rëndësi strategjike “nuk është diçka që ne po e shqyrtojmë”.
Ankara më parë i bëri thirrje forcave amerikane të largohen nga qyteti, duke u mbajtur nga grupet kurde të mbështetura nga SHBA.
Trupat turke u futën në Siri në fund të janarit në një përpjekje për të tërhequr kurdët e mbështetur nga SHBA. Erdogan ka paralajmëruar se ofensiva e diskutueshme, me emrin e koduar ‘Operacioni Krahët e Ullirit’, mund të synojë së shpejti “terroristët” në Manbij, e cila është 100 km në lindje të Afrinit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)