BE-JA I JEP AFAT KOSOVËS DHE SERBISË PËR PËRFUNDIMIN E DIALOGUT

BE-JA I JEP AFAT KOSOVËS DHE SERBISË PËR PËRFUNDIMIN E DIALOGUT

VESELI PËRFAQËSUESVE TË BE-SË: DEMARKACIONI TË KALOJË, BRUKSELI TË VEPROJË PËR VIZAT

Më së largu deri në vitin 2019, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve nëse duan të vazhdojnë rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

Kështu është bërë e ditur në strategjinë për Zgjerim të Bashkimit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të publikuar sot nga Komisioni Evropian, raporton Insajderi.

Në këtë raport të publikuar sot nga Komisioni Evropian, thuhet se nëse Serbia dëshiron të arrijë objektivin për hyrje në BE siç parashihet në raportin strategjik – në vitin 2025 – duhet të arrijë marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Në fund të vitit 2019, më së largu: Serbia dhe Kosova kanë nevojë që nga kjo fazë të kenë arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, të cilat duhet të hapin rrugë për përparim të mëtejshëm të Kosovës drejt integrimeve evropiane”, thuhet në raportin strategjik të Komisionit Evropian.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e ka cilësuar “të pabarabartë” këtë raport të Komisionit Evropian të BE-së.

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës është ankuar se në këtë raport Kosova është trajtuar në mënyrë asimetrike dhe pa qartësi për të ardhmën e saj evropiane.

“Republika e Kosovës trajtohet në mënyrë asimetrike, pa qartësi për të ardhmen e saj evropiane, duke renditur vetëm kushtet dhe jo stacionin e Kosovës”, ka thënë Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)