Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së doktoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Gyltene Qerimi – Bresa.
Në këtë rast, Drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Limani – Hajnuni i’u është drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë duke çmuar lartë kontributin e doktoreshës. Ajo tha se vdekja e Dr. Gyltene është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për kolegët, qytetarët dhe të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin.
“Paqim forcë e kurajo për ta përballuar këtë humbje. Ju kolegë dhe familjarë të jeni krenarë për jetën dhe veprën e Dr. Gyltene. E përkujtofshim për jetë e mot veprën dhe angazhimin e saj” – tha drejtoresha Limani – Hajnuni.
Për jetën dhe veprën e Dr. Gyltene kanë folur drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi, familjarë si dhe kolegë nga QKMF.
Varrimi i doktoreshës Gyltene Qerimi – Bresa bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit Grackë.
COMMENTS