Posedimi i narkotikëve në Lipjan shënon rritje mbi 300 për qind

Posedimi i narkotikëve në Lipjan shënon rritje mbi 300 për qind

Ratifikohet Demarkacioni

Posedimi i paautorizuar i narkotikëve në komunën e Lipjanit ka shënuar një rritje prej më shumë se 300 për qind. Kjo shkallë në rritje është konfirmuar nga vetë stacioni policor në Lipjan, të enjëtën, njofton Ulpianapress.

Të njëjtën ditë, stacioni Policor në Lipjan në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan ka publikuar raportin dhe analizën e punës për periudhën janar – dhjetor 2017. Për më tepër, te rubrika veprat penale të narkotikëve, raporti vë në pah se posedimi i narkotikëve në Lipjan më 2017 ishte trefish më shumë se më 2016.

Përderisa më 2016 nga policia ishin evidentuar 15 raste të tillë, më 2017 ky numër është rritur në 42 sosh.

Prezantimi policor i së enjëtës, ndërkaq, ka treguar edhe për vjedhjet e rënda në komunën e Lipjanit për vitin paraprak. Këto vjedhje kanë shënuar zbritje për vetëm një rast. Për shëmbull, më 2016 kishte 195 vjedhje të rënda, ndërsa më 2017 ky numër është zvogëluar në 194, apo shprehur në përqindje -0.51 % më pak.

Të enjëtën, ndërkohë janë vlerësuar edhe zyrtarët policorë që kanë kryer detyrat më mirë, përkatësisht rezultatet dhe aktivitetet individuale të njësisë së hetimeve. Në këtë listë prinë Fejsal Ahmeti, i cili në bazë të rasteve të pranuara dhe atyre të zbuluara ka përqindjen 76.47. %. Pas tij radhitet Valdet Morina me 76.36% për qind, ndërsa vendin e tretë e zë Edina Kodra me 75.75 %.
Pas prezantimit të raportit vjetor në këtë ngjarje u ndanë mirënjohje për punonjësit e dalluar të PK-së./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)