Ramiz Sadiku që para pak ditësh mposhti skuadrën e Vala Superligës, Flamurtarin.
Kurse sot është mposhtur 4:0 nga ekipi i Ligës së Dytë, KF Arbëria nga Lipjani.
Miqësorja e zhvilluar në Lipjan i takoi në tërësi ekipit nga Dobraja që është në rrugë të mirë për të siguruar pozitën e parë në Ligën e Dytë (Grupi A) që dërgon direkt në Ligën e Parë.
Almir Kryeziu realizoi golin e parë, kurse Urim Statovci shënoi tre herë tjera, duke qenë kështu lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai pati paraqitje fantastike.
Ndeshjen e drejtuan gjyqtarët: Alban Shala, Arbnor Bullatovci dhe Flamur Bullatovci.
Gazetasheshi.com.
COMMENTS