YAHR: Shëndetësia në Lipjan me gjendje të rëndë

YAHR: Shëndetësia në Lipjan me gjendje të rëndë

Kryetari i Shtimes kërcënon, fyen e shantazhon gazetarin e KOHËS, Agim Ademi

OJQ “YAHR” në Lipjan, ka kritikuar shëndetësinë në këtë komunë derisa QKMF-ja po funksionon me një gjendje të rëndë. Për këtë çështje, kjo organizatë, i ka dërguar një letër të hapur drejtoreshës komunale të Shëndetësisë, Vlora Limani–Hajnuni, nga e cila ka kërkuar veprime konkrete për përmirësimin e gjendjes.

“Kemi nevojë për një reformim të shpejtë dhe një ristrukturimi të shërbimit primar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, dhe në AMF-të nëpër vendbanimet e tjera, pastaj kemi një neglizhencë të stafit shëndetësor në Komunën e Lipjanit dhe mosrespektim të orareve të punës, ku këtë e dëshmojnë një numër i ankesave të qytetarëve drejtuar organizatës sonë, derisa kemi në disa raste edhe mosrespektim të orarit tetorësh të punës nga stafi shëndetësor”, thuhet më tej në letrën e YAHR-së.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Lipjanit Vlora Limani –Hajnuni, ka cilësuar se OJQ “YAHR” e ka kopjuar plan-programin e saj për projektet të cilat do të realizohen gjatë 2018-s. “Kjo OJQ sikur e ka marr planin orientues te drejtoratit për 2018-n dhe e ka bërë një komunikatë të tillë. Të gjitha këto janë planifikuar të bëhen sivjet dhe përgjatë mandatit tim. Ndertimi i ashensorit, respektimi i orarit të punës është kërkesë e imja që në ditën e parë si drejtoreshe dhe tashti janë marrë masat ndaj atyre që nuk e respektuan orarin. Shërbimi i patronazhit është duke funksionuar jo në masën e duhur por qëllimi im është që të bëhet një ekip i veçantë vetëm për këtë shërbim”, ka thënë Hajnuni. Sipas saj gjatë 2018-s do të ketë riorganizim të strukturës dhe hapësirës në qendrat e shërbimeve shëndetësore të cilat janë planifikuar para se kjo letër të shkruhet nga OJQ “YAHR”. “Si do që të jetë unë e falënderoi këtë OJQ për vërejtjet, por njëkohësisht kërkoi edhe përkrahjen e tyre për të dhënë ide konkrete në zgjidhjen e problemeve të caktuara”, ka thënë ajo./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)