Komuna e Lipjanit do të marrë pamje të re, kjo falë renovimeve që do të bëhen në ditët në vazhdim, njofton Ulpianapress.
Kanë filluar sot punimet në realizimin e projektit për izolimin dhe riparimin e pjesës së jashtme të objektit të Komunës së Lipjanit.
Punimet nga afër i kanë përcjellë, Drejtori i Administratës Komunale Avni Olluri dhe Shefi i kabinetit të kryetarit Burim Rrustemi.
Ky projekti i cili ka filluar të implementohet është donacion nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë dhe i gjithë projekti pritet të finalizohet në afat prej 30 ditëve./Ulpianapress/
COMMENTS