Kollçaku e VV-së: Nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë

Kollçaku e VV-së: Nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë

Bakshishi marramendës që sheiku i la personelit të hotelit në Mal të Zi

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollcaku, ka thënë se e gëzon fakti që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm tre nga pesë kandidatët për anëtarë të Kryesisë u zgjodhën gra.

“Një ndër kriteret më të rëndësishëm për demokratizim të mirëfilltë të një subjekti politik është barazia gjinore”, ka thënë Mulhaxha, përcjell Klan Kosova.

“Dje, në Këshill të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u votua për 5 anëtarë të Kryesisë”.

“Nga 13 kandidatë të propozuar, me shumicë votash u zgjodhën 3 gra dhe 2 burra. Më gëzoi ky fakt. Ne nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë. E kaluara është dëshmi për këtë dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët”,

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)