Botërori i Rusisë po afron dhe trajnerët e kombëtareve e kanë vendosur pak a shumë listën e lojtarëve që do të grumbullojnë.Jorge Sampaoli, të paktën, e di që do të marrë me siguri Leo Messin me vete. Por, e do që ta ketë në formë yllin e skuadrës dhe për këtë Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) po punon në këtë aspekt.
Presidenti i AFA-s konfirmoi për mikrofonin e “TyC Sports” se ka kërkuar që Messi të luajë më pak minuta me klubin e tij. “Kemi folur me Messin që të kujdeset dhe të luajë më pak. Nëse Barcelona luan ndeshje që nuk janë të rëndësishme, e mira është që Messi të mos luajë”, tha Claudio Tapia.
COMMENTS