Vazhdon hipokrizia e Presidentit Thaçi: Krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin

Vazhdon hipokrizia e Presidentit Thaçi: Krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin

“Gjithnjë e më shumë shqiptarë po punësohen në Serbi”

Zoti Thaçi vazhdon të përqurret nëpër intervista në mediat perëndimore lidhur me Tribunalin Special. Gjetja e tij e fundit është krahasimi i Tribunalit Special me Holokaustin. Sipas tij, gjykimi i kosovarëve është sikur të gjykoheshin hebrenjtë për krimet që nazistët ua kanë bërë atyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, Thaçi harron ta përmendë se është vetë ai që e ka themeluar Tribunalin

Në një intervistë për “Associated Press”, Thaçi ka thënë se kjo Gjykatë Speciale me juridiksionin për gjykimin e të dyshuarve kosovarë për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën, duke shtuar se Qeveria e e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësinë politike të saj.

“Pyetja dhe krijimi i një Gjykate për krime lufte të kryera kinse nga kosovarët, është njësoj si të kërkosh një Gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit”, deklaroi Thaçi.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd”, shtoi Thaçi në këtë intervistë.

Në këtë pjesë të kësaj interviste të Thaçit e botuar në “Washington Post” përmendet edhe lufta e Kosovës për pavarësi, si dhe intervenimi i NATO-s më 1999, që i dha fund agresionit serb në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)