Një udhëtar e ka filmuar momentin kur është dashur për tetë orë të durojnë një fëmijë teksa bërtiste vazhdimisht.
Vogëlushi ka nxjerrë zëra me tërë fuqinë, teksa lëvizte nëpër aeroplan dhe ngjitej mbi karrige – derisa nuk përfundoi fluturimi prej Gjermanisë deri në New Jersey.
Derisa të pranishmit shpresonin se trevjeçarit do t’i shpenzohej energjia dhe të qetësohej, ata u zhgënjyen sepse kjo nuk ndodhi.
Në anën tjetër, nuk dihet nëse fëmija kishte ndonjë sëmundje apo ishte thjesht i shqetësuar, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit nuk bënë asgjë për ta qetësuar.
COMMENTS