NË QKUK KRYHET NJË OPERACION SPECIFIK – HIQET TUMORI 30 CENTIMETRA NGA FYTYRA

NË QKUK KRYHET NJË OPERACION SPECIFIK – HIQET TUMORI 30 CENTIMETRA NGA FYTYRA

VESELI PËRFAQËSUESVE TË BE-SË: DEMARKACIONI TË KALOJË, BRUKSELI TË VEPROJË PËR VIZAT

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer operacioni për heqjen e tumorit mbi 30 centimetra në fytyrë.

Pacienti ka qenë C.B 82 vjeçar, kurse operacioni ka zgjatur mbi 5 orë.

Gjendja e pacientit është stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

“Pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale, ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike të kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Operacioni është kryer nga ekipi mjekësor është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa,dr. Ingerta Sahiti- Krasniqi dhe stafi i specializantëve dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)