Adnan Januzaj përball Valon Berishës në Europa League

Adnan Januzaj përball Valon Berishës në Europa League

Pesë sulmuesit që mund ta zëvendësojnë Suarezin te Barcelona

Sonte në Europa League zhvillohen ndeshjet e para të 1/16 së finales, ku do të kemi disa paraqitje të shqiptarëve, e madje edhe një përballje direkte.

Në San Sebastian në stadiumin “Anoeta” me fillim nga ora 19:00, takohen nikoqirët e Real Sociedad dhe skuadra austriake e Salzburg.

Në njërën anë tek vendasit, do të kemi Adnan Januzaj, i cili këtë edicion me Sociedad në Europa League i ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka asistuar një herë. Kurse, tek ekipi austriak pritet të paraqitet Valon Berisha, i cili në Europa League në tetë paraqitjet e tij me Salzburg, ka arritur të konkretizojë 2 herë.Përndryshe kjo është hera e parë që skuadrat në fjalë janë duke u takuar, derisa përvojë më të madhe në Europa League kanë austriakët, për të cilët kjo është hera e pestë që janë në këtë fazë të kësaj gare. E në anën tjetër, baskët nga San Sebastian e shohin për herë të parë fazën e 1/16 së finales në Europa League.Për Real Sociedad është hera e parë që ndeshet me një skuadër austriake, mirëpo kishin 12 takime pa humbje në shtëpi në garat e Kupës së Uefa-së dhe Europa League, deri në ndeshjen e fundit në grupin L të këtij sezoni, kur u mposhten në “Anoeta” nga Zenit me rezultat 1-3.Kurse, Salzburg kanë 12 përballje me ekipet spanjolle, prej të cilave kanë 3 fitore, 8 humbje dhe 1 barazim.

Fitoren e vetme Salzburg në tokën spanjolle, e kanë në sezonin 2009/10 të Europa League në fazën e grupeve, duke e mposhtur Villarreal me rezultat 1-0, me ç’rast atë sezon patën një përmbyllje perfekte në grup, me 6 fitore nga 6 ndeshje. /Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)