Rreth orës 10, kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka arritur në ambientet e shkollës fillore “7 Marsi” të Poturovcit, për të hedhur votën e tij.
Pasi ka votuar, në një prononcim të shkurtër për media, Ahmeti ka vlerësuar se dita e sotme është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Lipjanit, sepse është ditë e vendimmmarrjes për të ardhmen e qeverisjes lokale, duke shfaqur shpresën se qytetarët do ta ushtrojnë të drejtën e votimit.
“Nëpërmjet ushtrimit të drejtës së vendimmmarjes, qytetarët do të ndikojnë shumë në procesin e ardhshëm të zhvillimit të shoqërisë sonë”, ka thënë Ahmeti. /Ulpianapress/
COMMENTS