Plan ideor për reformimin e shëndetësisë në Lipjan

Plan ideor për reformimin e shëndetësisë në Lipjan

Skandaloze: Në librat e biologjisë në Kosovë, personi me sindromën Down cilësohet ‘idiot mongoloid’

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Lipjanit për herë të parë ka hartuar një plan ideor për ta përmirësuar gjendjen e shëndetësisë gjatë vitit 2018.

Prej disa vjetësh ky sektor është përballur me mungesë të investimeve kapitale, derisa Komunës i ka munguar një plan i tillë.

Drejtoresha e re në krye të Shëndetësisë së Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni, ka hartuar planin ideor që parasheh investime konkrete me dhjetëra e mijëra euro dhe menaxhim efikas në secilin sektor.

Ky plan fillimisht parasheh respektim të orarit të punës për të gjithë zyrtarët dhe shërbyesit në QKMF, QMF dhe AMF, QPS dhe në Shtëpinë e komunitetit, pastaj disiplinë në pastërti dhe estetikë brenda dhe jashtë objekteve të QPS-së, QKMF-së, QMF-ve, AMF-ve dhe në Shtëpinë e komunitetit, vendosja e komunikimit të rregullt me qytetarët, investime kapitale, riorganizim i shërbimeve në QKMF, vendosja e rregullit rajonal në mënyrë që të funksionalizohen të gjitha QMF-të dhe AMF-të, sistemi i informimit dhe komunikimit brenda QKMF-së, furnizimi, shpërndarja dhe kontrolli në shpërndarjen e barnave, furnizimi i rregullt dhe me prioritet me barna i shërbimit të urgjencës…

“Koha Ditore”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)