Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, vendi ynë tashmë numëron një dekad shtet, prandaj sot në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit ju uroj këtë ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ne si popull sakrifikuam aq shumë që sot të shënojmë këtë ditë të veçantë e cila përherë do të shënohet si dita më e madhe e vendit tonë. Andaj në këtë moment feste le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Komunës së Lipjanit, për të arriturat e përbashkëta. Më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh urimet e mija për të gjithë qytetarët e Komunës sonë dhe më gjerë, me besimin e plotë se energjitë tona janë të orientuara drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.
Gëzuar 10 Vjetorin e Pavarësisë!
COMMENTS