Kërcimi i Ritës me “Shotën” trend në YouTube, videon e poston edhe grimeri i njohur

Kërcimi i Ritës me “Shotën” trend në YouTube, videon e poston edhe grimeri i njohur

Dafina Zeqiri shton numrin e tatuazheve në trup

Dje rreth orës 13:00, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora arriti në Kosovë.

Pas konferencës për medie, takimit me kryeministrin Haradinaj dhe takimet e tjera që kishte, Rita mbajti koncert në qendër të kryeqytetit.

Si e ftuar speciale që ishte, Rita ndezi “flakë” gjithë skenën në sheshin “Skënderbej” me performancën e saj para një publiku që përkthyer në shifra ishin rreth 300.000.

Befasia e mbrëmjes ishte performanca e Ritës bashkë me vallëtarët e saj me vallen e “Shotës”, veprim ky që mori vëmendjen edhe nga mediet botërore.

Madje, kjo video ka hyrë në listën e videove “tending” në kanalin YouTube, ndërsa krenarë me këtë veprim është ndjerë edhe grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanovic, i cili publikoi videon e Ritës me mbishkrimin “Kjo është”, duke vënë emotikona në formë zemre me ngjyrat bardhë e zi.

Për të parë performancën e mbrëmshme të Ritës klikoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/


 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)