Caktohet gjyqtari i takimit Chelsea – Barcelona, emër i njohur për të dyja skuadrat
FUTBOLL18 SHKURT 2018Famëkeqi Cuneyt Cakir, do të gjykojë ndeshjen e shumëpritur në mes të Chelseat dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.Gjyqtari turk Cakir, kishte referuar në gjysmëfinalen e vitit 2012 në mes të Barcelonës e Chelseat në “Camp Nou”, ku londinezët ishin kualifikuar në finale, për të fituar më pas trofeun.
Në atë ndeshje, Cakir kishte larguar nga loja John Terryn për ndërhyrjen e ashpër të këtij të fundit ndaj kilianit Alexis Sanchez.Ndeshja e tij më famëkeqe ishte ndërmjet Manchester Unitedit dhe Real Madridit në “Old Trafford”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales.Ai kishte larguar nga loja Nanin në mënyrë kontroverse për një ndërhyrje ndaj Alvaro Arbeloas, dhe nuk kishte akorduar penallti për Unitedin në dy raste gjatën ndeshjes.Reali më pas kishte fituar ndeshjen 2:1 dhe United ishte eliminuar, por trajneri i Real Madridit atë botë, Jose Mourinho, kishte deklaruar se “Ekipi më i mirë është mposhtur”.Ndryshe, Cakir kishte referuar edhe finalen e vitit 2015 në Ligën e Kampionëve, atë në mes të Juventus e Barcelonës, ku katalanasit kishin fituar me rezultat 3:1.Përndryshe, mediat gjatë ditës sot kanë shkruar për intervistën në marca të gjyqtarit danez Ovrebo, i cili pranoi se kishte ndihmuar Barcelonën./Insporti
COMMENTS