AKADEMIKU QË REFUZOI DEKORATËN E PRESIDENTIT THAÇI

AKADEMIKU QË REFUZOI DEKORATËN E PRESIDENTIT THAÇI

AKUZAT E XHELAL SVEÇLES NDAJ DARDAN MOLLIQAJT

Edhe një personalitet tjetër i bashkohet njerzëve që kanë refuzuar dekoratën nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për kontributin në rastin dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është ky Akademiku, Rexhep Qosja.

Qosja thotë se do të donte të mos ishte i detyruar të refuzojë këtë çmim, që sipas tij do të duhej t’u sillte nderim e mburrje atyre që u jepet, megjithatë ai thotë se ka arsye për të refuzuar këtë dekoratë.

“Prej medieve mësova se qenkam i dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: i dekoruar për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë e të Parisit për Kosovën në vitin 1999. Është kjo Dekoratë e çmuar sepse është dekoratë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ajo u sjell nderim dhe mburrje atyre që u jepet. Do të doja, prandaj, që prej ndërgjegjes sime të mos isha i detyruar ta refuzoja këtë çmim! Pse e refuzoj? E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, ka shkruar ndër të tjera Qosja./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)