Me Demarkacion merremi edhe një javë, akoma nuk është caktuar dita e seancës

Me Demarkacion merremi edhe një javë, akoma nuk është caktuar dita e seancës

Asamblistët e Fushë Kosovës unanimisht votojnë kundër deponisë në Harilaq

Çështja e demarkacionit do të marrë vëmendjen edhe për një javë. Kjo pasi që nuk është caktuar akoma dita se kur mbahet seanca që ishte paraparë të mbahej dje, e Kryesia e Kuvendit nuk dihet se kur mblidhet për ta caktuar.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur për Gazetën Express se dita për seancën për votim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi mbahet gjatë kësaj jave, por kryesia nuk e ka caktuar akoma ditën.

Seanca për Demarkacionin ishte paralajmëruar të mbahej dje në orën 18:00, por është shtyrë për një ditë tjetër. Ndërsa, u raportua se kjo seancë me shumë gjasë mund të mbahet të martën në orën 14:00.

Votën pro ratifikimit të Marrëveshjes, përveç pozitës, e ka deklaruar LDK-ja, ndërsa Lista Serbe thotë se së pari duhet të votohet Asociacioni i Komunave Serbe, shkruan Express.

Lëvizja Vetëvendosje aneks-marrëveshjen e arritur mes autoriteteve të dy shteteve e quan mashtrim, pasi është e njëjta marrëveshje sikurse që ishte nënshtruar në vitin 2015.

Konsensusi për votimin e Demarkacionit u arrit vetëm pasi palët u morën vesh për një aneks-marrëveshje, që lejon korrigjimin aty ka hapësirë edhe pasi të ratifikohet Demarkacionit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)