AMBASADA E SHBA: NUK E PËRKRAHIM SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

AMBASADA E SHBA: NUK E PËRKRAHIM SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

Arbëria fiton si mysafire e Besës, arkëton tri pikë të mëdha

Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin shkëmbimin e territoreve, por i bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të bëhen më kreativë në gjetjen e zgjidhjes, pretendohet në kumtesën e Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Ambasada i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që në kuadër të dialogut të Brukselit përshpejtojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në pyetje se a e përkrahin SHBA kompromiset e Prishtinës dhe Beogradit dhe në çfarë mase, ambasada amerikane është përgjigjur se SHBA janë të gatshme të dëgjojnë, ndihmojnë dhe të jenë kreativë në ofrimin e përkrahjes përpjekjeve që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, gjë që është mënyrë e vetme të mundësohet ardhmëria properëndimore për Kosovën dhe Serbinë.

“Nuk e përkrahim shkëmbimin e territoreve apo krijimin e precedentëve të cilët mund të shkaktojnë më tepër probleme sesa zgjidhje”, është theksuar në përgjigjen e ambasadës amerikane në Prishtinë./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)