Qysh prej raportimeve të para të Insajderit lidhur me mashtrimet që hipermarketet e mëdha në Kosovë po i mashtrojnë konsumatorët duke ua prezantuar tjera çmime në rafte dhe duke i detyruar të paguajnë tjetër çmim tek arka, dhjetra fotografi kanë arritur në adresën e redaksisë.
Shumica e këtyre mashtrimeve vijnë nga marketet e mëdha. E përpos mashtrimeve në çmimet e reklamuara në rafte, Viva Fresh përdorë edhe një formë tjetër të mashtrimit: zbritjet.
Një qytetar i ka dërguar Insajderit një video në të cilën dyqani i “Viva Fresh” në Lipjan ka mashtruar duke e paraqitur një produkt që është në “Zbritje”, por në fakt produkti ka pasur çmim më të ulët përpara se t’i “zbritet” çmimi.
Siç shihet në video, produkti ka kushtuar 4 euro e 99 cent para se t’ia “zbresë çmimin” në 5 euro e 99 cent.
Një tjetër mashtrim i “Viva Fresh” është edhe më i madh. Në degën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë, po shiten produkte me afat të skaduar.
COMMENTS