Njihuni me vogëlushen që nuk i lejohet të qajë

Njihuni me vogëlushen që nuk i lejohet të qajë

Dobitë e gjumit të ditës

Një foshnje e cila është alregjike ndaj ujit, mbushet me flluska vetëm pas 15 sekondash pasi bie në kontakt me ujin.

Ivi Angerman, 18 muajshe nga Minnesota, e cila është e prekur nga një gjendje jashtëzakonisht e rrallë, vuan gjithashtu sa herë ajo qan ose djersitet.

Nëna e Ivy-t, Brittany Angerman, 27 vjec, e cila po përpiqet të mësojnë vajzën e saj që të mos qajë, është e shqetësuar për të ardhmen e vogëlushes.

Angerman tha: “E kam shumë të vështirë, gjendja e saj më thyen zemrën, jam vërtetë e trishtuar”.

Megjithëse ekzitojnë barna të ndryshëm që mund të kontrollojnë gjendjen e pashërueshme të Ivy-t, prindërit e saj shqetësohen për faktin se trupi i vogëlushes mund të reagojë keq ndaj tyre.

Familja e Ivy-it po mundohet të mbledhë para për të përballuar shpenzimet mjekësore si edhe për të blerë pajisjet medicinale të specializuara që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të saj.

Foshnja është një nga 50 bartësit e aquagenic urticaria në të gjithë botën.
Urtikaria Aquagenic është një formë e rrallë e urtikarisë, një lloj urtikarie që shkakton skuqje të lëkurës pasi personi bie në kontakt me ujin. Kjo është një formë e urtikarisë fizike dhe shoqërohet me kruajtje dhe djegie. Urtikaria Aquagenic mendohet se është një lloj alergjie. Megjithatë kërkimet rreth saj janë të limitura.

Shpesh irritimet, flluskat në lëkurë mund të shkaktohen edhe nga burime të tjera të ujit, si, shiu, bora, të djersiturit dhe lotët.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)