Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka akuzuara Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të shkatërruar, siç thotë ai, çdo qelizë të shtetit të Kosovës.
Ndryshe ky reagim i Zekës vije pak ditë para seancës së paralajmëruar për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, Projektligj ky për të cilin Vetëvendosje janë deklaruar kundër, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i Zekës në Facebook:
Lista serbe dhe VV bashke
Në të kaluarën kanë pasur aleancë të fshehtë. Tash ashiqare: vetëm këto dy parti luftojnë për të shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës.
Po më vjen mirë që të gjithë po e shohin që lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë të njëjtën agjendë. Ju ka mbetur edhe Rada Trajkoviqi t’iu bashkohet, sepse treshja ju ec më mirë…!!!
COMMENTS