Haxhi Krasniqi flet për Elvana Gjatën

Haxhi Krasniqi flet për Elvana Gjatën

Nebiu, babai i Dafina Zeqirit: Ajo me refuzon!

Boksieri Robin Krasniqi, i lindur si Haxhi Krasniqi në Junik ka folur për arsyen pse ka zgjedhur që për prezantimin e tij në ring të përdorë këngën e Elvana Gjatës Kuq e Zi.Krasniqi pohoi se “kjo këngë ngjall emocione tek secili shqiptar dhe kjo është arsyeja pse e kam zgjedhur. Unë boksoj për Gjermaninë me shumë kënaqësi dhe i jam mirënjohës këtij shteti përgjithmonë, por kam mbetur shqiptar dhe këtë e dinë të gjithë” pohoi Krasniqi në Sports Show të Klan Kosovës.

I pyetur specifikisht nëse këtë këngë e ka zgjedhur për shkak të Elvana Gjatës, po përmbajtjes së saj Krasniqi tha se”kemi pasur edhe shumë oferta nga grupe dhe muzikantë gjermanë që të përdorim këngët e tre në prezantim, por nuk e kemi bërë. Për mua nuk ka shumë rëndësi personaliteti që e këndon këngën, por emocioni që ajo ngjallë”.Robin Krasniqi, pas fitores së tij të fundit, po shpreson që mund sërish do ti jepet shansi të luftojë për titull botë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)