A BESON GUARDIOLA SE CITY MUND TË RIKTHEHET

A BESON GUARDIOLA SE CITY MUND TË RIKTHEHET

Alkool dhe 10 mijë femra, legjenda e keçit rrëfen jetën e tij

Trajneri Pep Guardiola, është deklaruar pas humbjes 3-0 që skuadra e tij Manchester City e pësoi në “Anfield” nga Liverpool, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Guardiola përveç që analizoi pak a shumë paraqitjen e skuadrës së tij në këtë deklaratë për shtyp, ai po ashtu është shprehur edhe në lidhje me atë se, a ka përfunduar gjithçka sa i përket kualifikimit të “Cityzens”, apo ka shpresë dhe besim se ata do të mund ta rikthejnë rezultatin pas një javë në “Etihad”.

“Në këtë dhomë mendoj se nuk ka askush, përveç djaloshit që flet me ju (duke aluduar në veten e tij Guardiola), i cili beson se mund të kalojmë tutje”, tha fillimisht Pep pas ndeshjes.“Ekzistojnë edhe 90 minuta tjerë dhe ne do të përpiqemi të kualifikohemi tutje”.“Unë besoj shumë në ekipin tim, sepse ata më treguan shumë gjëra të mira gjatë këtij sezoni. E di se rezultati është i vështirë dhe këtë gjë nuk mund ta mohojmë”.“Por, sot ju po flisni për Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munchen e Liverpool që po kalojnë tutje, mirëpo ne të gjithë kemi edhe nga 90 minuta – Sevilla, Juventus, Roma dhe ne”.“Ne do të përpiqemi dhe e di se është e komplikuar, sepse ne do të luajmë kundër një ekipi të madh. Por, në të njëjtën kohë mund t’i lejojmë vetes për ta besuar ritkhimin e rezultatit dhe kualifikimin tutje”, përfundoi Pep Guardiola. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)