A do të ketë mësim të hënën?

A do të ketë mësim të hënën?

Përleshje në Klinikën e Neuropsikiatrisë, pacienti ther me thikë pacientin

Greva e mësimdhënësve e nisur nga dita e hënë e kësaj jave, pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme. Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), rreth kërkesave të tyre për rritje të pagave.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Valim Gashi, zëdhënës i MASHT-it. Megjithatë, ai thotë se po bëjnë përpjekje në çdo kohë për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.

“Ende nuk ka diçka konkrete, por ne jemi duke u angazhuar në çdo moment për ta ndalur grevën dhe për të filluar procesin mësimor”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.

Në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.

“Greva vazhdon derisa nuk realizohet kërkesa jonë”, ka thënë Jasharaj.

Por, dikush tani ka dyshime se sindikalistët po nxitën në grevë me motive tjera. Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Muharrem Nitaj, i cili ka shprehur shqetësime rreth kësaj çështje.

Nitaj, megjithëse nuk është shprehur kundër rritjes së pagave të tyre, thotë se ato janë ndër më të lartat në rajon. Ai potencon se institucionet e vendit kanë marrë vendime të dobishme për ta, andaj kërkon nga ta që të heqin dorë nga greva.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)