Që nga janari i këtij vitit kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar nga skena politike pasi nuk ishte mirë me shëndet dhe iu desh të largohet nga vendi për t’u shëruar.
Pas pesë muajve sot Mustafa ka udhëhequr mbledhjen e kryesisë së partisë së tij.
Mirëpo, nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri i cili edhe ishte pjesë e mbledhjes së sotme i tha lajmi.net, se Mustafa tani është më shëndet më mirë dhe paraqitja e tij është riaktivizimit në jetën politike dhe në aktivitetet e partisë.
“Kryetari për vet faktin që e ka udhëheq mbledhjen tregon se është shumë më mirë me shëndet. Ai sot e ka udhëhequr mbledhjen pas një kohe bukur të gjatë, andaj çdo ditë e më mirë e ka shëndetin. Ky është fillimi i riaktivizimit të tij në jetën politike, në aktivitetet e partisë”, ka thënë Beqiri.
Kryetarit të LDK-së i duhet edhe pak kohë për rehabilitim, mirëpo Beqiri shpreson që tani e tutje mbledhjet e partisë do të udhëhiqen nga kryetari i saj.
“E ka deklaruar edhe vet kryetari se i duhet edhe një kohë, pasi e ka rehabilitimin fiziaterapeutik i duhet edhe pak kohë. Në takimet e radhës besojmë se do të vazhdojë t’i udhëheq kryetari edhe pse edhe më herët nuk kanë qenë të pamundura që mbledhjet të mbahen çdo jave, por varësisht nga rrethanat dhe interesat e caktuara zhvillimore të zhvillimeve aktuale. Sot u është kthyer aktiviteteve, mund të mungojë ndonjëherë, por kjo ishte mbledhja e parë që ka udhëhequr pas sëmundjes që është ballafaquar dhe ende është në rehabilitim”, ka deklaruar Beqiri në lidhje me rikthimin e Mustafës në politikë pas pesë.
Në anën tjetër, lajmi.net mëson se mbledhja është mbajtur në shtëpinë e Mustafës, në pamundësi që i pari i LDK-së të qëndroi në zyrat e LDK-së.
COMMENTS