A ISHTE PENALLTI? – TREGON MARADONA

A ISHTE PENALLTI? – TREGON MARADONA

THAQI: KJO ËSHTË NDESHJA E SEZONIT PËR NE

Polemikat e lindura pas golit të Real Madrid në minutën e 93-të, në sfidën çerekfinale kundër Juventusit në Champions League nuk ndalen. Pas “shpërthimit” të Buffonit, të klubit, të tifozëve dhe të pasionuarve pas futbollit, që menjëherë kanë komentuar episodin, duke krijuar dy rryma të ndryshme mendimesh. Ka nga ata që mendojnë se penalltia duhej gjykuar, edhe pse ishte minuta e fundit dhe ka nga ata që mendojnë se gjyqtari ka bërë një gabim të madh.Edhe Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ka dhënë mendimin e tij, duke thënë se protagonist i vërtetë i aksionit ka qenë pikërisht Lucas Vazque. “Nuk ishte penallti. Lucas Vazquez u detyrua të hidhet. Ishte pranë Buffon dhe pas tij ishte Benatia që donte t’i merrte topin. Vazquez e la veten të rrëzohej në tokë. Edhe unë atë do të bëja. Po ta kishte goditur topin me 99 për qind të mundësive do të ishte gol”, ka shkruar në “Instagram” ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)