A jeni çift “mjeshtër apo katastrofë”? Cilat karakteristika shpëtojnë martesën?

A jeni çift “mjeshtër apo katastrofë”? Cilat karakteristika shpëtojnë martesën?

E çuditshme, kështu tentojnë ta kalojnë kufirin emigrantët

Zemërgjerësia dhe dashamirësia mund të shpëtojnë martesën ose lidhjen tuaj.

Edhe studimet na tregojnë që çdo ditë kemi nevojë për një dozë zemërgjerësie dhe dashamirësie nga partneri, jo vetëm për data të veçanta të vitit, transmeton Telegrafi.

Psikologët amerikanë kanë bërë një studim të gjerë me 130 çifte të cilëve qëllimi kryesor u ishte që të zbulojnë përse disa çifte janë të destinuara të shkatërrohen, ndërsa të tjerat u rezistojnë të gjitha sfidave.

Ekspertët më parë kanë studiuar, pastaj kanë bërë “laboratorin dashuror” në të cilin çiftet çdo ditë bashkërisht kanë gatuar ushqimin, i kanë bërë punët e shtëpisë e të ngjashme, ndërkaq në bazë të sjelljeve të tyre janë ndarë në dy grupe: në mjeshtër dhe në katastrofikë.

Pas gjashtë vjetësh sërish i kanë kontaktuar dhe pa ndonjë befasi kanë mësuar që mjeshtrit kanë qëndruar në martesë, ndërsa katastrofikët i kanë ndërprerë lidhjet e tyre.

Mjeshtrit e martesës i kanë treguar dy karakteristika kryesore të cilat grupi tjetër nuk i ka pasur: zemërgjerësinë dhe dashamirësinë.

Tipi i tillë i sjelljeve forcon lidhshmërinë midis çifteve dhe krijon atmosferë falënderimi në të cilën është e këndshme të kalohet koha.

Katastrofikët bashkëshortorë zakonisht kanë reaguar vrazhdë dhe të painteresuar, janë fokusuar në karakteristikat negative të partnerit dhe kanë harruar të theksojnë gjërat e mira në lidhje, gjë që ka krijuar atmosferë pakënaqësie.

Bëhuni zemërgjerë çdo ditë

Kritikat e vazhdueshme dhe ofendimet janë stresuese dhe mund të lënë pasoja fizike te individët.

Studimi ka treguar që katastrofikët bashkëshortorë kanë gjendje shumë të ngjashme psikologjike sikur njerëzit të cilët gjenden para një kafshe të egër apo në situatë lufte.

Mjeshtrit bashkëshortorë janë të relaksuar dhe i gëzohen bisedës së përbashkët.

Përpiquni të jeni të butë në situatat kur jeni të hidhëruar. Mos u ofendoni apo mos u hidhëroni para se të dëgjoni gjithë tregimin.

Kjo do t’ju ndihmojë që të bëheni mjeshtër bashkëshortor me lidhje të gjatë dhe të lumtur.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)