A po ndryshon qëndrimi i Gjermanisë për kufirin Kosovë – Serbi, flasin nga partia e Merkelit

A po ndryshon qëndrimi i Gjermanisë për kufirin Kosovë – Serbi, flasin nga partia e Merkelit

FSK do të pajiset edhe me 27 autoblinda tjera amerikane

Qëndrimi kryesor para disa muajsh i shtetit të Gjermanisë dhe kancelares së saj Angela Merkel, ishte që kufijtë me Kosovës dhe Serbisë mos të preken, por vetëm përkrahnin bisedimet mes dy vendeve.

Por, ky qëndrim i Gjermanisë duket se ka filluar të ndryshojë pas takimeve të fundit mes fuqive të mëdha, sidomos pas implikimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në dialogun mes dy vendeve dhe qasjen direkte të Presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Letra e Trump drejtuar dy presidentëve, Vucic dhe Thaçi, ka bërë që shumë vende të ndryshojnë qëndrimin e tyre në relacion me marrëveshjen Kosovë – Serbi, dhe të përkrahin çfarëdo zgjidhje që del nga dialogu në Bruskel.

Kështu sot, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshimin e kufijve, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë.

Hahn, në një intervistë për DW, ka thënë se me ndryshimin e kufijve duhet të ketë shumë kujdes, por ai pajtohet se nëse dy shtete sovrane, si Serbia dhe Kosova e duan që të ndryshohen kufijtë, atëherë duhet të pranohet.

“Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë për vendin e tyre, atëherë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”, ka thënë Hahn

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)