AAK AKUZON KQZ-NË SE U NDIKUA NGA LDK NË ZGJEDHJET NË ISTOG

Haradinaj përsërit: Taksa ndaj Serbisë hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se në procesin e rivotimit për kryetar të Istogut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rënë nën ndikimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Isufi ka thënë për “Epoka e re” se gabimi teknik, i cili e ka ndryshuar fituesin në këtë garë, fillimisht i evidentuar nga KQZ’ja, është përmendur nga LDK’ja.

Sipas tij, qëndrimi politik i LDK’së për këtë çështje e ka shtyrë KQZ’në ta pranojë këtë gabim.

Isufi ka vlerësuar se gabimet teknike në proceset zgjedhore duhet të identifikohen nga institucionet kompetente, e jo nga partitë politike.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të ankohen në shkallë të tjera për zgjedhjet në Istog, derisa ta zbardhin të vërtetën.

COMMENTS