AAK kërkon nga kryesuesi i KK-së së Lipjanit, shkarkimin e Ukë Kryeziut

AAK kërkon nga kryesuesi i KK-së së Lipjanit, shkarkimin e Ukë Kryeziut

Super Aksion në ‘’7 Vëllezërit Center’’ Lipjan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Lipjan, ka kërkuar nga Kuvendit Komunal ta shkarkojë ish-këshilltarin e tyre në KK, Ukë Kryeziu, me arsyetim se prej kohësh ai nuk po e përfaqëson AAK-në në Kuvend dhe as në Komitetin për politikë e financa.

Ky subjekt ka depunuar një shkresë
në Komunë, ku ka kërkuar që Komiteti për Politikë e Financa të përfaqësohet nga një këshilltar i AAK-së derisa ish-këshilltari i tyre Ukë Kryeziu, pa ndonjë njoftim zyrtar është futur në struktura të subjektit të PDK-së në fshatin Sllovi.

Madje, udhëheqësit e AAK-së në Lipjan, kanë kërkuar nga organet e Kuvendit Komunal të iniciohet një procedurë ligjore ndaj këshilltarit Ukë Kryeziu, me arsyetim se është pasuruar në mënyrë të kundërligjshme duke mos e përfaqësuar subjektin e AAK-së në Komitetin për politikë e financa.

I kontaktuar nga gazeta, Vehbi Imeri, UD i degës së AAK-së ka thënë se kuvendari Ukë Kryeziu është financuar e pasuruar për këtë pozitë në mënyrë të paligjshme nga Komiteti për Politikë e Financa.

“Për faktin se këshilltari Ukë Kryeziu, është zgjedhur si kryetar i nëndegës së PDK-së në Sllovi, të njëjtit i është dashur t’i pushoi pozita e AAK-së në përfaqësim të komitetit për Politikë e Financa në kuadër të Kuvendit Komunal të Lipjanit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai me vetë dëshirë është dashur ta liroi pozitën e përfaqësimit të AAK-së sepse ai gjatë një periudhe të caktuar është financuar e pasuruar për këtë pozitë në mënyrë të paligjshme nga Komiteti për Politikë e Financa”, ka thënë Imeri.

Tutje Imeri ka shtuar se në seancën e radhës në KK, shpreson se do të jetë njëra ndër pikat e rendit të ditës dhe të kryhet kjo procedurë ligjore që i takon AAK-së së Lipjanit.

“Nisur nga kjo bazë ligjore e kemi bërë një kërkesë dhe shpresojmë në seancën e radhës në KK do të jetë njëra ndër pikat e rendit të ditës dhe të kryhet kjo procedurë ligjore që i takon AAK-së dega në Lipjan. Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë si AAK-së do t’i marrim hapat tjerë ligjor”, ka thënë Imeri./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)