Pas numërimit të votave me kusht, rezulatet në Istog kanë nxjerrë fitues kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.
Ai ka marrë 671 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së, Haki Rugova.
Me suksesin e Dreshajt në këtë komunë, AAK-ja radhitet si partia e parë në vend sa i përket zgjedhjeve lokale.
Tani, partia e Ramush Haradinaj do të udhëheqë në 8 komuna gjithsej, shkruan Indeksonline.
“Gëzimi” i LDK-së dhe Haki Rugovës se do të udhëheqin me këtë komunë ka zgjatur vetëm disa ditë.
Ndryshe AAK do të udhëheqë me 8 komuna, LDK me 7 komuna të fituara, PDK me 5, VV 3, NISMA me 1 komunë, 1 AKR, dhe dy komuna të pavarura, Skenderaj dhe Hani i Elezit. /Indeksonline/
COMMENTS