50 anëtarë të rinj gjatë ditës së djeshme kanë aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dega në Lipjan, degë kjo e drejtuar nga Prof.Dr Vehbi Imeri, raporton Ulpianapress.
Me shtimin e 50 anëtarëve të rinj, AAK-ja e Lipjanit u ka organizuar edhe një ceremoni për aderimin e tyre, ceremoni kjo e cila u mbajt në ambientet e një restoranti në Lipjan, kurse i pranishën ishte edhe Daut Haradinaj, kështu ka bërë me dije vet Haradinaj përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare.
Anëtarët e rinj vijnë, 20 nga LDK-ja, 20 nga PDK-ja dhe 10 nga VV-ja, sipas Haradinajt./Ulpianapress/
I mahnitur me pritjen në Lipjan sot.Dua të falënderoj organizatorin Labinot Zaskokun dhe degën e Aleancës në Lipjan për…
Posted by Daut Haradinaj on E mërkurë, 11 Shtator 2019
COMMENTS