Abazi debuton me humbje

Abazi debuton me humbje

Beteja Milan-Uefa, klubi apelon në CAS

Ndeshja deshja e parë e Arsim Abazit si trajner i Arbërisë, përfundoi me humbje nga Vllaznimi me rezultat 1-0.Përkundër humbjes së Arbërisë, pati përmirësime në lojën e tyre me trajnerin e ri, ferizajasin Abazi.

Vllaznimi kontrolloi topin pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe gjetën pak rezistencë nga kundërshtarët, çka edhe solli golin në pjesën e parë, kur në minutën e 33-të për Vllaznimin shënoi Gomes.

Megjithatë ekipi i Abazit ka mundur të dal nga ky takim edhe me një barazim, po që do të ishte më me fat.Vllaznimi me këtë fitore, përforcon vendin e 2-të në Ligën e Parë, kurse Arbëria e Abazit mbetet në vendin e 6-të.

Arsim Abazi, i cili u soll në Arbëri për ta këndellur skuadrën dhe ta ngrisë në Superligë, do të provoj ta shijoj fitoren e tij të parë si trajner në Lipjan këtë javë ku do të përballet me Fushë Kosovën në Sami Kelmendi./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)