Abazi reagon nga Tirana: I del në mbrojtje Albin Kurtit, ka disa fjalë për Aidën

Abazi reagon nga Tirana: I del në mbrojtje Albin Kurtit, ka disa fjalë për Aidën

Shpërtimi aksidental në Paris, dy të vdekur e 10 të plagosur rëndë

I drejtëpërdrejtë është deklaruar Boiken Abazi, sekretar i marredhenieve me jashtë dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në profilin e tij në “Facebook” deklaroi se “Askush nuk mund ta shantazhojë Lëvizjen. Askush nuk mund t’ia ndali Albin Kurtit dhe kujtdo tjetër kandidimin për kryetar. Bash askush!”,

Abazi më tutje qartëson se “Dashuria për një Kosovë plotësisht të lirë, me drejtësi, të zhvilluar dhe të bashkuar me Shqipërinë”.

Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë:

Dashuria dhe guximi janë zgjidhja e vetme. Dashuria për një Kosovë plotësisht të lirë, me drejtësi, të zhvilluar dhe të bashkuar me Shqipërinë. Kjo është rruga e dashurisë për atdheun, e vetëm në këtë rrugëtim forcohet ndjenja e dashurisë për njeri-tjetrin. Por vetëm ndjenja nuk mjafton, prandaj kemi Lëvizjen që na jep zemër dhe na bënë të gjithëve më të guximshëm dhe të vendosur për ta materializuar dashurinë dhe aspiratën tonë çlirimtare kombëtare. Prandaj Lëvizja duhet mbrojtur e kultivuar, me guximin për të ndjekur parimet dhe rregullat që i kemi shkruar e miratuar bashkë. Askush nuk mund ta shantazhojë Lëvizjen. Askush nuk mund t’ia ndali Albin Kurtit dhe kujtdo tjetër kandidimin për kryetar. Bash askush! Demokracia ku ne besojmë është më e fortë se çdo shantazh dhe tentativë për autoritarizëm. Ne e duam atdheun prandaj e duam Vetëvendosjen, prandaj kemi guximin që t’i mbrojmë e t’i zhvillojmë të dyja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)