Abdixhiku, Ahmeti dhe Muhaxheri i japin mbështetje Ramës për Prishtinën

Abdixhiku, Ahmeti dhe Muhaxheri i japin mbështetje Ramës për Prishtinën

Kryetari PDK-së së Lipjanit Hyzer Rizani mbajti takimin e parë me kryetarë të nëndegëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shoqëruar kandidatin e partisë për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në takim me struktura dhe me qytetarë.

Abdixhiku është shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

“Me Kryetarët, në Dardani të Prishtinës. Sot, së bashku me kryetarët tashmë të zgjedhur, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, shoqëruam kandidatin tonë në Kryeqytet Përparim Rama, në takim me struktura e qytetarë për transformimin e madh dhe të domosdoshëm të Prishtinës. LDK, të gjithë për të gjithë” ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)