Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kurrë më keq e kurrë më poshtë nuk kemi qenë, duke shtuar se koalicioni qeverisës s’është në gjendje të nisë seancë vet dhe tash është duke pritur që kuorumin ta bëjë me votat e Listës Serbe.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është trishtim ajo çfarë po bënë koalicioni qeverisës.
Postimi i plotë:
E tëra çfarë kërkuam ishte rezolutë për mbrojtjen territoriale të Republikës. Një rezolutë me një pikë. Kaq e thjeshtë ishte. Nuk ishin në gjendje as këtë të bëjnë.
Shantazhuan me audio incizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigash mes vete; thirrën takime të natës; organizuan paraseanca mëngjesi; riblenë deputetë të opozitës – dhe sërish s’janë në gjendje të nisin seancë. Në pritje të pazareve shantazuese tjera; në pritje të Listës Serbe. Çfarë trishtimi. Për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë.
Kurrë më keq e kurrë më poshtë se kaq s’kemi qenë. Shembulli i tmerrshëm i përfaqësimit politik. Model i gërditshëm që turpëron secilin njeri me minimalisht dinjitet.
COMMENTS