Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur para mediave rreth rezultatit të partisë së tyre nëpër komuna.
Abdixhiku thotë se dalja e madhe e votuesve në Prishtinë është inkurajuese dhe se presin rezultat pozitiv.
“Numërimet janë në proces. Të dhënat tona nga tereni tregojnë se ka rezultat inkurajues në raundin e dytë”, ka thënë Abdixhiku.
Kandidat i LDK’së për kryetar të komunës së Prishtinës është Arban Abrashi.
Në nivel vendi Abdixhiku tha se fituan katër komuna.
COMMENTS