Abdixhiku paralajmëron Veselin: Do t’i zbardhim të gjitha aktivitetet kriminale të SHIK-ut!

Abdixhiku paralajmëron Veselin: Do t’i zbardhim të gjitha aktivitetet kriminale të SHIK-ut!

Pallaska: Autokrati nga Tirana po bie, radhën e ka Kosova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për përplasjen që kishte me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në seancë ia ka përmendur Veselit se ishte shef i SHIK-ut dhe se njerëzit e kësaj organizate kriminale janë dënuar me shumë vite burgim. Ai i ka akuzuar komandantët, përkatësisht, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin edhe për manipulime me listat e veteranëve.

“Ti je SHIK’u, ti i ke fryrë listat e veteranëve”, i ka thënë Abdixhiku, Veselit në Kuvend.

Ai poashtu ka thënë se Veseli do të mbahet në mend për dy gjëra.

“Besoj që Kadri Veseli është në panik dhe e ki një problem serioz, ke mu mbajt mend për dy çështje, si shef i SHIKU-t, njerëzit e tu i kanë dënuar me 25 vjet për vrasje. Dhe ke mu mbajt mend se PDK-në e ke pru prej një partie të madhe në një grusht deputet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndërkaq, në intervistën dhënë gazetës “Bota sot”, Abdixhiku, ka thënë se SHIK, është i përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e shtetit dhe në aktivitete kriminale që nga pas lufta.

Ai ka thënë se LDK-ja, do të ngritë zërin dhe do të angazhohet që të zbardhë të gjitha aktivitetet kriminale të SHIK-ut dhe do të çkap shtetin.

“Unë besoj se SHIK është organizatë e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e shtetin dhe në aktivtete krimanale gjatë gjithë kohës së pasluftës. Unë gjithashtu besoj se pa zbardhjen e aktiviteteve të SHIK-ut, nuk mund të ndodhë çkapja e shtetit. Dhe në këtë mision, secili patriot e ka për obligim të ngritë zërin e të angazhohet pa kalkulime politike. Këtë do ta bëjmë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së për “Bota sot”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)