Abelard Tahiri: Luftimi i korrupsionit, prioritet në mandatin tim

Abelard Tahiri: Luftimi i korrupsionit, prioritet në mandatin tim

A ishte refuzimi i Aida Dërgutit që të kandidonte për Vushtrrinë thyerja e madhe në VV?

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se luftimi i korrupsionit do të jetë prioritet gjatë punës së tij në krye të kësaj Ministrie.

Duke shfrytëzuar “Javën Kundër Korrupsionit” e cila filloi sot me disa aktivitete nëpër Kosovë, Tahiri tha se shënimi i kësaj jave ka gjetur Kosovën më të mobilizuar, siç thotë ai, “për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj dukurie negative që po mbanë peng të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës”.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve, si ministër i Drejtësisë, kam marrë masa që kontribuojnë ekskluzivisht në këtë drejtim. Procedimi për miratim i Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, si dhe Prokurorit të Shtetit, miratimi në Qeveri i Koncept Dokumentit për Suspendimin e Zyrtarëve në rast akuze për korrupsion, ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, si dhe rishikimi i mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe procesit të deklarimit të pasurisë janë vetëm disa masa direkte të kësaj natyre”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri zotohet se do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, rezultatet e së cilës do të ndikojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Kosova radhitet lart në listat e organizatave ndërkombëtare për praninë e korrupsionit në institucione publike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)