Abrashi me antibiotik, ka një përgjigje për VV-në

Opozita në Lipjan sërish akuzon qeverisjen lokale për keqpërdorim të parasë publike

Kandidati i LDK-së për Prishtinën Arban Abrashi, ka thënë se Prishtina nuk e ka merituar këtë degradim që ia ka shkaktuar, sipas tij, Vetëvendosje tash e katër vjet

Abrashi ka thënë se kjo parti është në panik edhe kanë nisur të shpifin për të.

 

“Janë mësuar këta me linçime publike, kapen për familje, për shëndet dhe mendoj që janë shumë gjëra koti. Jam mirë, jam me antibiotik, dhe disa dita më ka rekomanduar mjeku të pushoj. Unë nuk merrna me ta fare, sepse janë gjëra koti, që merren këta. Ata janë në panik dhe janë befasuar me rezultatin tim, dhe po shpifin. Po shpifin me metoda të ulëta”, ka thënë Abrashi në RrrokumTv.

Abrashi ka thënë se Prishtina për 4 vjet është degraduar dhe janë humbur 80 milionë euro buxhet.

“A meriton Prishtina këtë degradim, pse janë humbur 80 milionë euro, këto janë çështjet që iu interesojnë qytetarëve”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)