Abrashi në Mitrovicë: LDK-ja po i mungon Kosovës në Qeveri

Abrashi në Mitrovicë: LDK-ja po i mungon Kosovës në Qeveri

Pagat në FSK, Polici dhe Zjarrfikës, sipas Projektligjit të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 28 vjetorin e themelimit të degës së saj në Mitrovicë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të kësaj dege në Mitrovicë, themelues, kontribuues dhe aktivistë të LDK-së ndër vite, si dhe anëtarë e simpatizantë të saj.

Arban Abrashi nga Kryesia Qendrore e LDK-së, tha se LDK-ja sot në skenën politike po i mungon Kosovës në Qeveri. Sipas tij, të gjithë së bashku i duhen akoma LDK-së, në mënyrë që t’i kultivojnë vlerat e mirëfillta të demokracisë dhe vlerat tjera partiake, për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Sot po e shohim skenën tonë politike. LDK-ja po i mungon Kosovës në Qeveri. LDK-ja po jep kontributin e saj në Kuvendin e Kosovës. Keni parë edhe tryezat e fundit të cilat po i udhëheqë LDK-ja në funksion të proceseve të mëdha që po e presin Kosovën, qoftë integrimi në BE, qoftë ushtria etj. Prandaj, ne dhe ju i duhemi ende LDK-së që t’i kultivojmë vlerat e mirëfillta të demokracisë dhe vlerat tjera partiake në shërbim të jetës më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Abrashi.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, tha se edhe Mitrovica sikur gjithë qytetet tjera, asokohe u bë pjesë e rrugëtimit për liri, pavarësi dhe demokraci, duke themeluar degën e LDK-së më 6 maj 1990. Ai ka bërë thirrje për një fuqizim akoma më të madh të strukturave të kësaj partie, në mënyrë që LDK-ja të bëhet subjekt i rëndësishëm dhe determinues i politikave lokale, por edhe i atyre nacionale.

“Kjo në një formë neve duhet të na nxitë që strukturat tona, angazhimi ynë të jetë edhe shumë më i madh, të fuqizohen strukturat edhe më tutje në vazhdimësi, në mënyrë që LDK-ja të bëhet subjekt i rëndësishëm dhe determinues i politikave qoftë atyre lokale, qoftë nacionale”, theksoi Kamberi.

Ndryshe, për dallim nga herat tjera, ky përvjetor është shënuar përmes një ekspozite me 28 fotografi, që korrespondon me 28 vjetorin e themelimit të LDK-së, përmes të cilave u përkujtuan siç u tha, gjithë ato aktivitete dhe vite të lavdishme të LDK-së për Kosovën, Mitrovicën, dhe njerëzit që kanë dhënë shumë për Mitrovicën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)