Ademi zbulon miqësoren e radhës të Kosovës pas asaj me Danimarkën

Ademi zbulon miqësoren e radhës të Kosovës pas asaj me Danimarkën

Puyol: Ky është mbrojtësi më i mirë në botë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në një intervistë në RTK3, ka folur për zhvillimet e futbollit kosovar.

I pari i FFK-së, tha se ky vit do të jetë i gërshetuar me aktivitet te shumta sportive, veçmas më interes do të jenë sfidat e Kombëtares së Kosovës në futboll për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Ademi tha se ky vit do të nisë me miqësoren e madhe Kosova-Danimarka. Ai ka zbuluar se Kosova në muajin tetor do të luajë miqësoren kundër Gjibraltarit. Ademi ka treguar edhe arsyet pse janë zgjedhur miqësoret me Danimarkën dhe Gjibraltarin, edhe pse ai e pranon se në opsion kanë qenë edhe Gjermania dhe Argjentinë, sfida këto që ishin parashikuar të zhvillohen jashtë Kosovës.

“Ndeshja e parë do të jetë me Danimarkën me 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Në kualifikimet e Evropianit jemi në një grup ku janë pesë shtete. Duke e ditur se janë pesë ndeshje të mëdha, ne jemi përkujdesur që të kemi ndeshje miqësore”, tha Ademi.

“Këtu po e zbuloj se do të kemi edhe një ndeshje miqësore në tetor me Gjibraltarin në Prishtinë në orën 18:00. Faktikisht do të jenë dy ndeshje kontrolluese zyrtare që bëhen për gjitha shtetet. Ne kemi pasur edhe shtete tjera të interesuar, por për shkak të ndeshjeve zyrtare që i kemi, trajneri ka dashur të luajë me këto dy shtete”, theksoi ai.

“Ka qenë në opsion Gjermania, por edhe Argjentina. Me Gjermaninë ishte menduar të luhej jashtë dhe do të ishte dhuratë për tifozët tonë të shumtë që janë jashtë. Edhe me Argjentinën ishte paraparë të luhej jashtë, sepse stadiumi i Prishtinës nuk ka kapacitet të mëdha për tifozët për ndeshje të tilla”.

Numri një në futbollin tonë, shprehet optimist se Kosova mund të kualifikohet në Evropianin e ardhshëm, edhe pse ai është i vetëdijshëm se Kombëtarja jonë do të përballet me Kombëtare të mëdha.

“Të jesh në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, nuk është grup i lehtë, por duke pasur parasysh ekipin që është krijuar tash, besoj se mund të kualifikohemi”, pohoi ai.

“Ndeshja me Bullgarinë do të jetë një ndeshje me organizim shumë të mirë, por besoj edhe në rezultat. Besoj se në të gjitha ndeshjet që do të jenë në Prishtinë dhe me përkrahjen e ‘Dardanëve’ do të marrim rezultat të mira dhe do të arrijmë të kualifikohemi”.

Kreu i FFK-së ka folur edhe për prurjet e mundshme në Kombëtaren tonë. Sipas tij, Kombëtarja e Kosovës është e hapur për gjithë talentët e futbollit kudo qofshin. Ai është i bindur se Florent Hadergjonaj do të vesh fanellën e Kombëtares sonë.

“Sigurisht se do të ketë prurje të reja dhe ne jemi të hapur. Kontaktet janë më shumë talentë që i kemi shumë të mirë dhe të jashtëzakonshëm dhe besojmë se do të na bashkohen si në U17, U19, U21 por edhe në Kombëtaren A. Të gjithë talentët janë të mirëseardhur nga gjitha shtetet dhe i ftoj të gjithët që të vijnë”, tha Ademi.

“Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë”.

Ai ka folur edhe talentin shqiptar te Wolfsburgut, Elvis Rexhbecaj. Ademi thotë së “shumë shpejtë do të nisin bisedat edhe me super-talentin e Wolfsburgut”.

Duket folur për transferimin e yllit te Kosovës, Arbër Zenelit tek Reims te Francës, Ademi tha se për Zenelin kanë qenë të interesuara edhe klubet e mëdha evropiane, por sipas tij, Zeneli do t’i tregoj vlerat e tij tek skuadra franceze.

“Për Arbër Zenelin kanë qenë të interesuar edhe gjigantët më të mëdhenj. Arbëri ka vendosur për atë klub ku ai do t’i tregojë vlerat e veta. Ne i dimë statistikat e mëdha të tij”, theksoi Ademi, i cili është i bindur se “Zeneli një ditë do të transferohet në një klub të madh evropian”.

Krejt në fund, presidenti i FFK-së, është i bindur se ky vit do të jetë edhe më i mirë për futbollin e Kosovës, duke shpresuar në kualifikimin për Evropianin e ardhshëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)