Lëvizja Vetëvendosje dega në Lipjan në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar Adnan Rrustemin, njofton Ulpianapress.
Lajmin e kanë bërë të ditur vet qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, nepërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“ADNAN RRUSTEMI KANDIDAT NGA LIPJANI PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan ka propozuar aktivistin Adnan Rrustemi kandidat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Strukturat e Lëvizjes në Lipjan janë më të mobilizuara e më të entuziazmuara se kurrë më parë për fitoren e madhe.
Të gjitha strukturat dhe aktivistët do të angazhohen për të fuqizuar Lëvizjen në Lipjan dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e shumpritur”, ka shenuar VV e Lipjanit.
COMMENTS