Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë.
Ai thotë se “ngjarjet e tmerrshme si kjo e sotmja, të trondisin e ta lënë shpirtin e thyer për kohë të gjatë”, raporton Ulpianapress.
Njoftimi i plotë:
Ngjarjet e tmerrshme si kjo e sotmja, të trondisin e ta lënë shpirtin e thyer për kohë të gjatë. Janë rastet kur s’ke as fuqi për ta përceptuar e dënuar një akt të tillë kaq çnjerzor.
Gruaja shtatzanë paska qenë bashkëqytetare e jona, nga Llugaxhia e Lipjanit, ndërsa tash po bëhet edhe një barrë më shumë mbi ndërgjegjien tonë kolektive. Sot edhe një grua tjetër me foshnjen e palindur. Ditë më parë një grua tjetër.
COMMENTS